Ministritë i kthejnë prapësht vendimet e Mimoza Kusari-Lilës

  • 30 November 2015 - 20:56
Ministritë i kthejnë prapësht vendimet e Mimoza Kusari-Lilës

Kryetarja i bie pishman për kredinë që do të siguronte ngrohje për gjakovarët

Së fundi, Ministria e Financave e Kosovës ia ka kthyer vendimin e Asamblesë Komunale të Gjakovës për marrjen e kredisë prej 500 mijë eurosh për rivitalizimin  financiar e teknik të Ngrohtores së Qytetit

Për shkak të mundësive shumë të kufizuara për gjenerimin vetjak të mjeteve financiare, veprimtaria e suksesshme e secilës komunë në Kosovë, varet shumë nga bashkëpunimi që ka me Qeverinë qendrore. Prandaj, jo rastësisht, përvoja e deritashme e pasluftës ka dëshmuar se ma së shumti financa nga buxheti republikan kanë thithur ato komuna në të cilat ka qeverisur e njëjta parti që ka qeverisur edhe në nivel qendror. Në këtë drejtim, Komuna e Gjakovës nuk mund të thuhet se ka pasur shumë fat mu për shkak të “mospërputhjes partiake” të qeverisë lokale me atë qendrore. Edhe aktualisht duket se Komuna e Gjakovës nuk është në gjatësi të njëjta valore me Qeverinë e Kosovës.

Kredi nuk do të ketë, kërkohet zgjidhje tjetër

Ky konstatim del nga e dhëna se, gjatë këtij viti, ministritë kosovare disa herë ua kanë kthyer prapësht vendimet që i ka marrë Asambleja Komunale e Gjakovës. Kohë ma parë, organizata “Ec ma ndryshe” kishte konstatuar se gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, Gjakova ishte komuna e vetme nga 7 komunat e mëdha të Kosovës, tek e cila Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kishte konstatuar dy shkelje me rastin e marrjes së vendimeve. Sipas raportit të kësaj organizate, MAPL-ja ka reaguar pas vendimit që ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës dhe pas atij që ka të bëjë me themelimin e grupit punues për hartimin e rregullores për bashkësi lokale. Kthimi prapësht i vendimeve të komunës së Gjakovës vazhdoi edhe këto ditë, kur  Ministria e Financave (MF) e Kosovës nuk e mbështeti vendimin e komunës së Gjakovës për marrjen e një kredie, nga ndonjë bankë komerciale, në vlerë prej 500 mijë eurosh, për nevojat e ri vitalizmit financiar e teknik të Ngrohtores së Qytetit. Në fakt, kjo kredi, nga ana e zyrtarëve të kësaj ngrohtoreje vlerësohej si shpëtimtare që, ndryshe nga dimri i kaluar kur nuk ngrohi fare, këtë dimër megjithatë  rifilloi me punë..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)