10 gjërat që nuk i keni ditur për “Air Force One”

  • 30 November 2015 - 21:05
10 gjërat që nuk i keni ditur për “Air Force One”

Shikoni në qiell! Është një zog. Është aeroplan. Në rregull, prisni, është vetëm aeroplan dhe nuk është Superman-i. Por, për sa u përket aeroplanëve, ky me të vërtetë është Superman-i i të gjithë aeroplanëve të tjerë në botë. Ky aeroplan me stil në bordin e vet e ka presidentin amerikan. Pra, për të mahnitur pjesët e tjera të botës, presidenti fluturon përreth botës në “Air Force One”

1. Është i shpejtë

shutterstock_21139999Marrë parasysh se sa i madh është aeroplani: peshon disa tonë, në brendësinë e vet ka limuzinën si dhe mund të akomodojë qindra njerëz. Mund ta mbrojë presidentin nga shpërthimet nukleare dhe secila pjesë e aeroplanit është e blinduar. Thënë shkurt, aeroplani është një përbindësh, kështu që një numër i madh njerëzit do të thoshin se lëviz ngadalë në ajër. Por, ky është gabim. Aeroplani është super i shpejtë, arrin shpejtësinë që është e rezervuar për aeroplanët supersonik. “Air Force One” mundet ta arrijë shpejtësinë prej 965 kilometrash në orë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. ‘Air Force One’ kushton një pasuri të tërë

via wallpaperup.comNëse ekziston një aeroplan me hapësirë të madhe, dush, kuzhinë, dhoma dhe zyra, rreth 85 telefona, natyrisht se kushton një pasuri të tërë. Sipas raportit të Departamentit të Drejtësisë, aeroplani kushton më shumë se 200,000 dollarë vetëm për një orë fluturimi. Presidenti Obama po ashtu ka udhëtuar më shumë se secili president deri më tani që mund ta shpjegojë koston. Janë vetëm tri shtete që nuk i ka vizituar (ku përfshihet Havai dhe Alaska – shtetet e frikshme) dhe nuk e ka problem të udhëtojë në mbarë botën. 

3. Gjithçka mund të quhet “Air Force One”

shutterstock_119152015Presidenti është komandanti i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë se ai mund të marrë vendime ekzekutive, me këshillën e shumë njerëzve. Kjo është më ndryshe se sa të punosh me Kongresin ku duhet debatuar për gjithçka. Në ajër, komandanti fluturon me aeroplanin më të rëndësishëm, kështu që ushtria thjesht e quan “Air Force One”. Kjo nuk vlen vetëm për “Air Force One”, por kjo vlen për secilin aeroplan me të cilin udhëton presidenti. Kjo do të thotë se edhe nëse fluturon me “American Airlines” për në Kankun, për një ndejë, ata gjithmonë do ta quajnë “Air Force One”. 

4. Janë dy “Air Force One”

via wikipedia.orgMbani mend,  presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është një student apo koleg juaji. Ai nuk punon në kafene apo nuk lutet në mënyrë që mjeti i tij i transportit të mos prishet dhe të mbetet në rrugë. Ai është njeri me pushtet, kështu që nëse aeroplani i tij prishet, ai nuk mbetet në rrugë, por ka edhe një tjetër. Ata nuk e quajnë “Air Force Two” – sepse është i rezervuar për zëvendësin e tij. Që të dy quhen  “Air Force One” dhe zakonisht lëviz kur njëri prej tyre është në riparim. 

5. Ofron kuzhinë të këndshme në ajër

via trivostudio.comShumica e njerëzve e dinë sa e mërzitshme është të fluturosh me aeroplan. Duhet të merreni me pijanecë si dhe me njerëz që theksojnë se biletën e kanë paguar 50 dollarë. Shumica e udhëtarëve janë koprracë sa për të blerë ushqim në udhëtime të gjata, kështu që përcaktohen për ndonjë çips apo ushqime të grimcuara dhe ndonjë pije. Presidenti mund t’i ketë 99 probleme, por shërbimi me ushqim nuk është një prej tyre. Ka lloje të ndryshme të kuzhinave në “Air Force One” dhe mund të shërbejnë lloje të ndryshme të ushqimit. Kuzhina mund t’u shërbejë 100 personave dhe asnjëri nuk mund të ankohet se nuk e kanë marrë atë që e kanë porositur.

6. Është strehë nëse sulmohet me bombë

via abcnews.go.com Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një nga njerëzit më të rrezikuar në vend dhe më së shumti kur është në ajër. Natyrisht, qeveria amerikane nuk ka bërë me dije detaje se sa i sigurt është aeroplani. Arsyet për këtë natyrisht se janë të qarta. Pa marrë parasysh se çfarë thuhet në filmin “Terminator”, robotët nuk munden ta sundojnë botën. Deri atëherë, qeverisë i mbetet ta ndërtojë një aeroplan që mbijeton sulmin nuklear, por edhe nëse sulmohet nga disa lloje të bombave, do të jetë i mbrojtur.

7. Ka hapësirë ekstreme

via youtube.comShumica e njerëzve së paku kanë pasur një përvojë të tmerrshme me hapësirën në aeroplan. Në një udhëtim pesë orësh shumë gjëra ju pengojnë, zhurma, gërhitja, derisa për të tjerët bëhet shumë e vështirë për të fjetur apo për t’u rehatuar. Gjithmonë pranë vetes do ta gjeni dikë, një pasagjer tjetër, që ju tregon se sa të këndshme janë macet e fqinjit të saj. Kjo për faktin se hapësirat në shumicën e aeroplanëve janë të kufizuara. Presidenti nuk ka pse brengoset për këtë. Me 4,000 metra katrorë në ajër në “Air Force One”, Presidenti jo vetëm se mund të shtrihet, ai mundet të bëjë dush, të flejë e t’i shtrijë këmbët, të flejë në shtrat të madh apo vetëm të ecë në apartamentin e tij të madh që ndodhet në qiell. 

8. Bisha vjen me aeroplanin

shutterstock_242064370Për ata që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, “Bisha” është diçka që secili reper do ta dëshironte. Në realitet, “Bisha” është limuzina e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e pajisur me shumë gjëra që e mbrojnë presidentin. Në “Air Force One”, “Bisha” ka një nga ulëset e para në aeroplan dhe niset me të sa herë që të aterrojë aeroplani.

9. Spitalin e ka në bord

via zine.manteresting.comNëpër filma, kur dikujt i mbetet një asht në fyt, gjëja e parë që bëjnë është të thërrasin mjekun. Në bordin e aeroplanit, mjeku jo vetëm se është në gjendje gatishmërie, ata e kanë një spital të tërë, së bashku me një dhomë operuese dhe barnatore, për t’i ndihmuar presidentit nëse ai sulmohet apo lëndohet. Për fluturime të gjata, në spitalin në aeroplan madje gjenden edhe doza me gjak për presidentin.

10. Mund të fluturojë në kohë të pacaktuar

shutterstock_59427667Jo, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe më tutje nuk e ka përjetuar fuqinë e magjisë që e mban aeroplanin në ajër. Aeroplani që në bord ka presidentin amerikan, mundet të fluturojë për një kohë të pacaktuar pasi  mund të rimbushet derisa qëndron ende në ajër. Ky është vetëm edhe një shembull tjetër se presidenti nuk është sikurse njerëzit e tjerë. Sikurse pjesa tjetër e botës, ai nuk ka pse të presë dhe të presë kohë të gjatë në aeroport. Aeroplani “Air Force One”mund të mbushet në një lartësi të madhe në qiell, prandaj është mirë të jesh “ai”.

(Kosova Sot)