Shqiptarja i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim italianit për shkak të ndarjes

  • 30 November 2015 - 21:46
Shqiptarja i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim italianit për shkak të ndarjes

Një 28-vjeçare shqiptarë është lënë në “Arrest shtëpie” pasi kërkonte nga i dashuri i saj biznesmen 20 mijë euro dëmshpërblim për ndërprerjen e lidhjes. Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë, ku Suela D., kishte “punësuar” dy persona për t’i bërë presion ish-të dashurit të saj.

Dy miq të saj njëri 31 dhe tjetri 25 vjeç, ushtruan dhunë fizike ndaj italianit duke i kërkuar që të paguajë 20 mijë euro si “dëmshpërblim” për prishjen e lidhjes.

Ata u hoqën si policë dhe pasi e ndaluan për një kontroll, e sulmuan me grushte dhe shkelma biznesmenin duke e bërë për spital. Ndërsa më 21 nëntor, ata i dërguan një pako me katër plumba dhe një bombë molotov. Ata e kërcënuan italianin se nëse nuk paguante shumën e kërkuar do t’i tregonin bashkëshortes për lidhjen e fshehtë.

“Nëse nuk paguan do t’i tregojmë gjithçka familjes tënde”, e kërcënuan dy agresorët biznesmenin.

Babai i dy fëmijëve bëri denoncim në polici, që solli dhe arrestimin e shqiptares dhe dy personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje, Pasuqale De Masi, 31 vjeç dhe Giovanni Alessandro Nesci, 25 vjeç të lënë në “Arrest shtëpie”, transmeton Shekulli.