Si është të jesh as femër, as mashkull?

  • 30 November 2015 - 21:58
Si është të jesh as femër, as mashkull?

“Unë e konsideroj veten time pa gjini, kështu që nuk jam as femër as mashkull” thotë Cody, 27 që tashmë i ka mbushur vjet. Cody ishte lindur me një ndryshim natyral në gjini. Kjo do të thotë se ajo ka karakteristikat biologjike që janë edhe femërore edhe mashkullore. Për këtë arsye, ajo lejon që t’i drejtohet me “ai” dhe “ajo”. Kjo nuk është për faktin se Cody është femër. “Nuk e kam mërzi se si njerëzit më drejtohen për nga gjinia … sepse nuk ndihem fare se e kam një të tillë”, thotë ajo, duke shtuar: “Jam në rregull me këtë”.  Sot, Cody flet me lehtësi rreth vetëbesimit dhe statusit të saj midis gjinive. Nuk ishte gjithmonë kështu. “Derisa rritesha ishte e vështirë”. Cody kishte ndjekur në një shkollë vetëm për femra, por që nga mosha 12- vjeçare  ishte cilësuar si një “vajzë muskulore”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vizita e parehatshme te mjeku

“Kurrë nuk jam ndjerë se po përshtatesha”, thotë Cody. Fëmijëria e saj ishte e mbushur me vizita aspak të rehatshme te mjekët në Sidnei dhe në Kanbera. Cody u ishte qasur shumë testeve të gjakut, densitetit të eshtrave dhe kontrolleve fizike. “Ju shkoni te mjeku dhe mjeku të thotë: ‘Në rregull, do ta bëjmë vetëm një shikim të shpejtë tani’.  Ajo për çfarë po bisedonin ishte se po shikonin nën bluzë dhe shikonin zhvillimin e gjoksit dhe më pas shikonin poshtë pantallonave ku edhe atje kishte zhvillim. “Ishte gjithmonë pushtuese”, thotë Cody, “ishte një ndjenjë e dhunshme”.  Papritmas Cody duket e shqetësuar dhe thotë: “Po, nuk mundem të flas për këtë”.  Me atë që mund të konsiderohet si inkurajim, Cody merr disa kohë dhe më pas vazhdon. “Unë kurrë nuk kam gjetur fjalë të pyes pse po ndodh kjo. Nuk e kuptoja kurrë arsyen pse mjekët po më shtronin kaq shumë pyetje”.

Trajtohej si “fëmijë budalla” nga stafi mjekësor

Si fëmijë, Cody beson se ishte trajtuar si “fëmijë budalla” nga stafi mjekësor. Ajo(ai) në thellësi i do prindërit dhe beson se ata kishin bërë të pamundurën që gjatë asaj kohe ta mbajnë atë të informuar. Cody edhe më tutje habitet nëse ishte “shndërruar në femër”.  Dr. Shubha Srinivasan, pediatre në Spitalin e Fëmijëve në Sidnei, për një kohë të gjatë, për një dekadë ka punuar në këtë fushë. Dr Srinivasan thotë se një lloj i të ashtuquajturit ndërhyrje “normale” kirurgjikale për fëmijët e lindur me “dallime në zhvillime në gjininë e tyre” janë të rralla në Australi. Sipas Srinivasan-it, ndërhyrja kirurgjikale te këta fëmijë zakonisht shkaktohet si pasojë e disa problemeve mjekësore. “Ka lloje të ndryshme të gjendjeve që janë dallime në zhvillimin e gjinisë dhe secila prej këtyre gjendjeve është unike dhe kërkon ndërhyrje të ndryshme mjekësore”, thotë ajo.

(Kosova Sot)