Qeveri sundimtarësh e modelit millosheviqian

  • 30 November 2015 - 22:00
Qeveri sundimtarësh e modelit millosheviqian

Pushteti në vend të dialogut po përdor kërbaçin ndaj opozitës

Berisha: Mustafa e Thaçi, njerëz të shitur

"Shumë hajdutë, vrasës politikë e ekonomikë, të korruptuar e kriminelë, matrapazë e banditë, kryeministra e ishkryeministra, kryetarë komunash e ish-kryetarë komunash, ministra e ishministra, deputetë e ishdeputetë, agjentë e ishagjentë, sot shëtisin lirshëm dhe bëjnë madje biznes e politikë vendimmarrëse në Kosovë. Disa prej tyre janë edhe në 'arrati', pavarësisht se janë të dënuar nga gjykatat. Ka prej tyre që rrinë qetë në karriget e pushtetit. Po të kishim vërtet shtet të përkushtuar dhe t'i arrestonte të gjithë këta kriminelë e banditë të politikës, shteti ynë kaherë do të ishte funksional", u shpreh analisti Faik Krasniqi

Mënyra se si po trajtohet opozita kosovare nga pushteti aktual, veçmas, duke u fokusuar në zhvillimet e ditës së shtunë 28 Nëntor, kur pas manifestimit paqë- sor të opozitës shteti policor sulet në gjueti tmerruese për arrestimin e deputetëve të opozitës, sipas përfaqë- suesve politikë në pozitë dhe opozitë, dhe analistëve politikë, vlerësohet si një veprim serioz diktatorial që po rrezikon demokracinë e brishtë. Sipas tyre, ka tendenca të instalimit sistematik të diktaturës nga oligarkia politike e kriminale që ka kapur shtetin. Me këto skena teatrale policore nuk mund të funksionojë një shtet demokratik, kur subjekti më i madh opozitar është vënë në gjah për t'u arrestuar e asgjë- suar, sikur është rasti më i freskët, kur opozita vendos të kundërshtojë në këtë mënyrë marrëveshjet. Ata thonë se pozita po i arreston dhe gjykata aktivizohet me automatizëm për t'u caktuar paraburgimin. Kjo praktikë e funksionimit të shtetit cilësohet si instalim i skajshëm i dhunshëm i një pushteti policor e diktatorial të tipit të ish-okupatorit "Millosheviq". Në vend të dialogut po përdoret kërbaçi, gjykimi pa gjyq të mirëfilltë dhe burgu i sigurisë së lartë për opozitën, vetëm për shkakun që guxon të mendojë e veprojë ndryshe nga pushteti... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)