Babai plagos me armë zjarri të birin 14 – vjeçar

  • 30 November 2015 - 23:00
Babai plagos me armë zjarri të birin 14 – vjeçar

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Pojan të Korçës. Babai ka plagosur me armë zjarri djalin e tij, 14 – vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se babai i fëmijës ka qenë në gjendje të dehur, kur ka qëlluar në drejtim të 14 – vjeçarit, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, transmeton tvklan.al.