120 aplikime të bllokuara në Komisionin e Minierave

  • 01 December 2015 - 07:41
120 aplikime të bllokuara në Komisionin e Minierave

Qeveria tërësisht e dështuar në sektorin minerar

Kosova, me dhjetëra miliardë euro pasuri nëntokësore

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, si organ që menaxhon sektorin minerar të Kosovës që nga prilli i vitit të kaluar, ka mbetur pa bord. Si pasojë, shumë kërkesa për licencime në sektorin minerar kanë mbetur pa përgjigje, duke ndikuar në shtyrjen e investimeve që do të sillnin vende të reja pune e zhvillim ekonomik

Ndonëse nga specialistët e ekonomisë është konsideruar mund të ishte një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të ekonomisë vendore, sektori i Minierave dhe Mineraleve ka mbetur i pazhvilluar. Analistët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës vlerësojnë se të gjitha qeveritë e vendit pas lufte janë treguar shumë të paafta për ta shfrytëzuar pasurinë nëntokësore të Kosovës. Ismajl Kastrati, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerëson se Kosova veç faktorit human njerëzor pasurinë më të madhe e ka pasurinë nëntokësore. "Por, deri tash jo vetëm që nuk i ka shfrytëzuar këto pasuri, mirëpo, për fat të keq, shfrytëzimin e këtyre pasurive e ka bërë në formën më primitive, pra kryesisht duke i shitur si ekstrakte dhe si lëndë e parë e papërpunuar pa qenë fare e finalizuar dhe me çmime herë-herë edhe simbolike, e jo sikurse ato të bursave botërore", ka thënë ai. Sipas Kastratit, kombinati 'Trepça' nuk po shfrytëzohet si duhet dhe janë lënë pas dore minierat e Kishnicës, Novobërdës, Strezovcit etj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)