Ministrja shqiptare e Mbrojtjes sot në Kosovë

  • 01 December 2015 - 07:46
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes sot në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli bashkë me një delegacion të Ministrisë do të vizitojë sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Programi i vizitës fillon në orën 10:15, me ceremoni ushtarake për nder të ministres Kodheli, pas çka do të ketë një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.