“Van Damme” arreston kosovarët – dyshoheshin për atentat ndaj Papa Françeskut

  • 01 December 2015 - 09:31
“Van Damme” arreston kosovarët – dyshoheshin për atentat ndaj Papa Françeskut

4 të arrestuar dhe disa të shpallur në kërkim është bilanci i një operacioni anti-terrorist të zhvilluar në Itali dhe Kosovë.

Në operacionin blic të kryer në Breshia dhe Prishtinë, kanë në rënë në pranga 4 shtetas kosovarë pasi akuzohen për nxitje të propagandës xhihadiste.

“Truri” i grupit terrorist është arrestuar në Kosovë, ndërsa 3 të tjerët në Itali, ku edhe jetonin prej kohësh. Përveç të arrestuarve, po ashtu disa të tjerë janë shpallur në kërkim në Breshia, Vicensa dhe Peruxha.

Sipas policisë italiane, kosovarët kishin publikuar në rrjetet sociale disa foto ku kishin dalë me armë. Sipas hetimeve paraprake rezulton se 4 të arrestuarit ishin ekstremist dhe militant të ISIS.

Sipas medias italiane “Tiscali.it”, dyshohet se ekziston një kërcënim edhe ndaj Papa Françeskut,  transmeton “Shqiptarja”.

“Ky Papë do të jetë i fundit”, kanë thënë gjatë bisedave telefonike disa terroristë.