Xhihadistët e arrestaur në Itali dhe Kosovë kishin kërcënuar edhe ish ambasadoren Jacobson

  • 01 December 2015 - 10:40
Xhihadistët e arrestaur në Itali dhe Kosovë kishin kërcënuar edhe ish ambasadoren Jacobson

Grupi i xhihadistëve të arrestuar sot në Kosovë e Itali, veç tjerash kanë kërcënuar edhe ish-ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

 

 “Grupi i personave të arrestuar mes tjerash kishin kërcënuar me eliminimin e Papës Françesku, kanë përkrahur sulmet e fundit në Paris si dhe kanë kërcënuar ish-ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson”, thotë një burim për lajmi.net.

“Ky arrestim erdhi si rezultat i hetimeve të përbashkëta të prokurorive speciale të Kosovës e Italisë”, shton ky burim.

Sot, gjatë ditës në Kosovë e Itali, janë arrestuar 1 përkatësisht 3 kosovarë, të dyshuar për terrorizëm.