Dekriminalizimi i institucioneve, kusht për sundimin e ligjit

  • 01 December 2015 - 07:31
Dekriminalizimi i institucioneve, kusht për sundimin e ligjit

Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbajnë peng institucionet e shtetit

Gjykata Speciale zvarritet qëllimisht nga pushtetarë të lartë

"Dekriminalizimi i qeverisjes, apo pastrimi i skenës qeverisëse dhe asaj qeveritare, legjislative dhe gjyqësore, është themeltare e jetike për shtetin ligjor. Deri më tash nga këto subjekte politike nuk mund të pritet asgjë pozitive, përveç zhvatjes së shtetit dhe pasurimit pa bazë ligjore", thotë për "Kosova Sot" analisti Blerim Burjani

Kriza politike në vend po i lë zvarrë shumë procese të rëndësishme për vendin, sikur që është fillimi i funksionalizimit të Gjykatës Speciale dhe hartimi i Ligjit mbi dekriminalizimin e politikës dhe pushtetit në të gjitha nivelet. Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, konsideron se praktika e prodhimit të krizave të ndryshme institucionale në Kosovën e pasluftës, për të shpëtuar njerëzit e inkriminuar në politikë, ka qenë dhe po vazhdon të jetë një praktikë që i shpëton ata pa kufi nga llogaridhënia para drejtësisë. "Kosova pothuajse gjatë gjithë periudhës së pasluftës ka qenë e rrezikuar nga trazira të llojllojshme, të gjitha të lidhura me krimin e organizuar dhe strukturat e tij. E gjithë kjo ka ndodhur që të ruhen interesat e krimit ose për të shpëtuar lëkurën e disa kapove të krimit politik dhe ekonomik. Edhe tash kemi situatë të ngjashme, duken lloj-lloj skenarësh për të krijuar anarki", thotë deputeti Salihaj. Ai dyshon se të gjitha këto shantazhe e pazare të pista po bëhen në kurriz të interesave të Kosovës... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)