Evakuohet aeroporti i Sofjes, dyshohet për mjet shpërthyes

  • 01 December 2015 - 14:46
Evakuohet aeroporti i Sofjes, dyshohet për mjet shpërthyes

Policia bullgare ka evakuuar sot një pjesë të aeroportit ndërkombëtar në Sofje, pasi janë gjetur disa çanta me përbërje të dyshimtë, ka bërë të ditur një zëdhënës i ministrisë së punëve të brendshme bullgare, raporton Reuters.

“Aktualisht janë duke u kryer kontrollet e pjesëve të dyshimta të bagazheve”, ka shtuar zëdhënësi.

Pasi është konstatuar se në një furgon të parkuar para aeroportit janë gjetur disa çanta të dyshimta, autoritet kanë evakuuar pjesa e terminalit të parë.