Befason Papa: Përdorni kondom

  • 01 December 2015 - 14:53
Befason Papa: Përdorni kondom

Papa Francesku ka folur në Afrikë për përdorimin e kondomit gjatë marrëdhënies seksuale, një temë kjo tabu për Kishën Katolike.

I pyetur nga një gazetar nëse ka ardhur koha që Kisha të pranojë se përdorimi i kondomit mund të parandalojë HIV/AIDS-in, Papa ka dhënë një përgjigje diplomatike, duke e lënë të hapur mundësinë që dicka e tillë të pranohet.

“Pyetja më duket shumë e vogël dhe e pjesshme. Të mbrosh jetën apo raportin e hapur seksual? Është njësoj sikur të flasësh nëse duhet përdorur një manikotë kur ke një plagë të vogël.

Dakord, duhen shëruar plagët e vogla, por për momentin ka plagë më të mëdha. Plaga më e madhe është padrejtësia sociale, shfrytëzimi i ambientit, kequshqyerja, puna e keqpaguar gati skllavërore apo mungesa e ushqimit dhe luftërat.

Është si pyetja që iu bë Jezusit: nëse është e drejtë të shërosh njerëz gjatë Shabatit. Duhen luftuar njëherë padrejtësitë e mëdha më pas të merremi me gjërat e vogla”,- ka thënë Papa.