Itali: Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë

  • 01 December 2015 - 16:29
Itali: Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në dhomën e gjumit të tij janë gjetur 4 kilogramë kokainë, gati për shitje. Policia në Romë kishte kohë që hetonte për shqiptarin pasi njihej si një shpërndarës droge.

Sipas medieve italiane, mëngjesin e djeshëm, policia ka bërë një operacion blic në banesën e 40-vjeçarit, ku pas kontrollit kanë gjetur të fshehur në garderobën e dhomës së gjumit 4 kilogramë kokainë të një cilësie mjaft të lartë.

Policia italiane bën të ditur se, "nëse hidhej në treg me pakicë, lënda narkotike kapte vlerën e 2 milionë eurove. Ndërkohë hetimet vazhdojnë edhe për pronarin e shtëpisë ku jetonte shqiptari, nëse ka lidhje dhe ai me trafikun e drogës".