Milaim Zeka qeveritarëve: Do të përfundoni në burg!

  • 01 December 2015 - 16:49
Milaim Zeka qeveritarëve: Do të përfundoni në burg!

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas marrjes së lajmit se shteti fqinj, Mali i Zi ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Sipas tij, për këtë lajm, së paku qeveritarëve tanë duhet t’iu vije marre.

Ai ka kërkuar nga qeveritarët që të marrin paratë që kanë vjedhur dhe të largohen nga Kosova.

“Dijeni që ka me ardhë dita qe keni me përfundu në burg sikurse kryeministri kroat, Sanader!”, ka shkruar më tej Zeka.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

Paska hy Mali i Zi ne NATO?

Pash Zotin a e kan lexu kete lajm kjo Qeveria jone?

A ju vjen marre ketyre injoranteve, Mali i Zi, me 500 mi banor me funkcionu si shtet, e me hy ne NATO, ndersa ne kerkah?! Ecni more injorant, ose shkoni ne pension, ose merrni ato pare qe i keni vjedhe, edhe ikni jashte Kosoves, qelne nga nje bordel, edhe kurr mos u ktheni ne Ks.

Dijeni qe ka me ardhe dita qe keni me perfundu ne burg sikurse kryeministri kroat, Sanader!

A keni more naj gram ftyre, moral e marre?!

Pyetje pa lidhje? Me pas, nuk kishit ba cka keni ba, dhe cka jeni tuj ba....