Sami Kurteshi e quan ilegal vendimin e Kryesisë për suspendimin e opozitës
Lëvizja Vetëvendosje kanë mbajtur një konferencë për medie, ku kanë folur Sami Kurteshi dhe Aida Dërguti.
Dërguti ka thënë se një anëtare e Gjykatës Kushtetuese që është Selvete Gërxhaliu Krasniqi është kandidate e LDK-së për zgjedhje.
Ajo është shprehur se opozita e bashkuar do ti intensifikojë veprimet e saj.
Ndërsa ish avokati i popullit, Sami Kurteshi që ditë më parë është bërë zyrtarisht pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se vendimi i Kryesisë për suspendimin e opozitës është ilegal.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë dispozitë që mund të përjashtojë opozitën, as Kushtetuta, as ligj e as rregullore.