Arrestohet një person në Francë, dyshohet se ndihmoi terroristët

  • 01 December 2015 - 17:07
Arrestohet një person në Francë, dyshohet se ndihmoi terroristët

Policia franceze ka arrestuar një person që besohet se ka ndihmuar në sigurimin e një vendi të fshehtë për organizatorin e sulmeve të Parisit, Abdelhamid Abauda, ka bërë të ditur sot një zyrtar francez.

Sipas këtij zyrtari i cili refuzoi të zbuloi identitetin e tij, për shkak se nuk mund të flasë në lidhje me hetimet që po vazhdojnë, ka deklaruar se beson se i arrestuari 25-vjeç ka qenë ndërmjetësues me Jawad Bendaud, personin e vetëm të akuzuar në lidhje me sulmet terroriste në Francë.

Para arrestimit të tij, Bendaud kishte pranuar gjatë një interviste televizive të transmetuar drejtpërdrejt se i kishte siguruar një apartament Abaudit, por ka mohuar se e kishte ditur se ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit.