Dërguti: Pusheti po na burgos për t'i eliminuar pengesat

  • 01 December 2015 - 18:35
Dërguti: Pusheti po na burgos për t'i eliminuar pengesat

Aida Dërguti, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media të thirrur nga kjo lëvizje, u shpreh se gjatë mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit, u tha se opozita është vetë-përjashtuar nga seancat plenare.

“Në mbledhjen e kryesisë u tha se opozita me këto veprime e ka përjashtuar veten nga seancat dhe është diskutuar që të përjashtohet opozita nga punimet e kuvendit”.

Ajo në paraqitjen e saj para mediave, tha se pozita po i burgosë opozitarët që të mos hasë në pengesa.

“Ata i burgosën deputetët e opozitës që të mos hasnin në kundërshtim. Pozita vazhdimisht e ka shtyrë kohën e përcaktuar për zhvillimin e seancës, nuk e di nëse gjatë asaj kohe ata kanë zhvilluar një takim ku unë nuk kam qenë e pranishme”.