Delawie: Qëndrimi i SHBA-së është i qartë, nuk e pranojmë dhunën

  • 01 December 2015 - 20:24
Delawie: Qëndrimi i SHBA-së është i qartë, nuk e pranojmë dhunën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se qëndrimi amerikan karshi zhvillimeve në Kosovë, është i qartë: dhuna është e papranueshme.

“Sa i përket gjendjes politike në vend, mendoj se jam përpjekur që ta bëj të qartë gjatë muajve të shkuar se qëndrimi i SHBA-së për përdorimin e dhunës si taktikë politike, kundërshtohet nga ne sepse ne mendojmë se dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka thënë Delwaie në emisionin “Monitor” të RTK-së.

“Për këtë arsye mendoj se kam qenë mjaft i qartë rreth qëndrimit të SHBA-së për gjendjen në Kosovë”, ka thënë ai.