Alarmante: Nxënësit në Gjilan bëjnë prerje në trup

  • 01 December 2015 - 20:28
Alarmante: Nxënësit në Gjilan bëjnë prerje në trup

Psikologët thonë se kjo bëhet nga të rinjtë për motive...

Psikologja Vana Jerliu thotë se në botë njihen pak raste të tilla, ose të ngjashme, duke sugjeruar që fenomeni të merret shumë seriozisht nga autoritetet, ngaqë konsideron se personat e tillë kanë prirje për të bërë gjëra të rrezikshme

Mbi 85 nxënës të shkollave fillore në Gjilan kanë gërvishtur veten e tyre. Ky fenomen i panjohur më herët është përhapur në dy-tri vitet e fundit. Origjina e tij nuk dihet. Nxënësi N.N. ka bërë një gërvishtje të tillë në krah, që mjekët e quajnë vijë, duke i shkaktuar trupit të tij një shenjë të përjetshme. Ai beson se në këtë mënyrë ka ndërprerë një gjë të papëlqyeshme që i ka ndodhur njëherë në jetë. Ai nuk di shumë për këtë fenomen vetëlëndues, por thotë se ka dëgjuar nga shokët dhe i ka parë disa prej tyre që e kanë bërë të njëjtën gjë. Në shkollat e Gjilanit janë identifikuar saktësisht 85 raste të tilla. Në një kontrollim sistematik shëndetësor, ku janë përfshirë klasat e para, të pesta dhe të nënta dhe ku janë vlerësuar 30 parametra, janë futur edhe klasat e teta, pikërisht për të zbuluar fenomenin e gërvishtjes, që besohet se është më i përhapur te kjo grupmoshë. Lëndimi i vetvetes, nga pikëpamja mjekësore, është i pakuptueshëm. Psikologja Vana Jerliu thotë se ka hasur në vetëm dy raste të tilla, ose të ngjashme dhe njëri ka ndodhur në Angli, kurse tjetri, në Kaliforni të SHBA-ve.“Rastet janë marrë shumë seriozisht nga autoritetet, të cilat i kanë detyruar prindërit dhe nxënësit që të marrin këshilla nga psikologët”, ka thënë ajo. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)