Ky është shteti më i pakënaqur në botë

  • 01 December 2015 - 20:40
Ky është shteti më i pakënaqur në botë

Nëse sirianët do të mund të bëheshin gati e të largoheshin nga vendi, pothuajse më shumë se gjysma e popullsisë do ta linte vendin.

Rreth gjysma e popullsisë siriane (46%) thonë se dëshirojnë ta lënë vendin, sipas një ankete të Gallup të vitit 2015
Hulumtimi i Gallup në vendet tjera ka nxjerrë përfundime se ata që dëshirojnë të largohen janë njerëz të rinj dhe të arsimuar. Nuk është e njëjtë edhe në Siri, në të cilin vend mosha, statusi ekonomik dhe niveli i arsimit nuk ka asnjë rëndësi, të gjithë dëshirojnë të largohen.

Këto për qindje janë rritur që nga konflikti në Siri që ka filluar në vitin 2011. Më shumë se katër milion refugjatë sirian tashmë janë larguar në vendet fqinje si Turqi, Liban dhe Jordani. Miliona të tjerë janë zhvendosur brenda kufijve. Dëshira për të u larguar është dy herë më e madhe se sa para konfliktit, transmeton lajmi.net

Konflikti tashmë e ka prekur edhe lumturinë në Siri. Sirianët po e vlerësojnë lumturinë e tyre në 36 nga 100 pikë të mundshme, rezultat i cili është më i ultë nga të gjitha vendet tjera.

Shumica e sirianëve të anketuar (39%) thonë se do të donin të iknin drejt Evropës – duke mos dhënë emra të caktuara të ndonjë vendi. Rreth një të tretat (35%) dëshirojnë largimin drejt vendeve të Lindjes së Mesme, transmeton lajmi.net
Embedded image permalink

Një tjetër anketë e Gallup ka treguar se SHBA-të dhe Kanadaja janë destinacionet më të kërkuara nga refugjatët, por vetëm 6 për qind e refugjatëve potencial sirian thonë se dëshirojnë të lëvizin në Amerikë.
Brenda Sirisë, lufta po vazhdon të përkeqësohet. Për shumë sirian, thjeshtë një mundësi për largim do të ishte më e rëndësishme se sa pyetja se ku do të vendoseshin.