Pas sulmit terrorist në Paris, rritet pëlqyeshmëria ndaj Hollande

  • 01 December 2015 - 20:58
Pas sulmit terrorist në Paris, rritet pëlqyeshmëria ndaj Hollande

Presidenti i Francës François Hollande pas sulmit terrorist në Paris mbështetet nga 50 për qind të qytetarëve, niveli më i lartë i pëlqyeshmërisë, që prej vitit 2012.

Këtë e ka bërë të ditur një anketë e gazetës “Paris Match”, transmeton AFP.

Siç vlerësohet, mbështetja është rezultat i përgjigjes të ashpër ndaj xhihadistëve pas sulmit terrorist.

Në tri vitet e fundit presidenti francez Hollande ka dalë keq në anketat, rikujton AFP.

Hollande është në postin e presidentit që nga maji i vitit 2012.