Edhe akademiku Lubomir Simoviq: Kosova de facto e de jure nuk është më në duart tona

  • 01 December 2015 - 22:28
Edhe akademiku Lubomir Simoviq: Kosova de facto e de jure nuk është më në duart tona

Akademiku i njohur serb Lubomir Simoviq, gjatë një interviste për të përditshmen Danas dha një deklaratë interesante. 
Ai tha se “Dikush po heziton t’ia thotë popullit serb të vërtetën për Kosovën”, duke iu referuar sovranitetit të Kosovës dhe humbjes së Serbisë.

Simoviq e forcoi deklaratën e kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve, Vlladimir Kostiqit, sipas të cilit Kosova është e humbur për Serbinë.

Simoviq e forcoi këtë pohim duke thënë se “Dikush po heziton t’ia thotë popullit serb të vërtetën për Kosovën. Këtë dikush duhet t’ia thotë këtij populli”, raporton gazeta serbe Danas.