Imshiti synonte vendosjen e flamurit “të zi” të ISIS-it në kulmin e Qeverisë (Foto)

  • 01 December 2015 - 23:41
Imshiti synonte vendosjen e flamurit “të zi” të ISIS-it në kulmin e Qeverisë (Foto)

Samet Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, është njëri prej personave i cili u arrestua për terrorizëm nga Policia e Kosovës së bashku më vëllain dhe nipin e tij.

48 vjeçari Samet Imishti,u arrestua mëngjesin e sotëm nga Njësia kundër Terrorizimit e Policisë së Kosovës. Ndërkohë që Gazeta Express përmes burimeve të saj ka kuptuar se vëllai i tij Ismail Imishti është i arrestuari tjetër, bashkë me djalin e tij Mërgimin, në Brescia të Italisë ku jetonin prej kohësh.

Por, se Samet Imshiti, kishte lidhje të forta me rrjetin terrorist ISIS, e dëshmon edhe vetë kjo fotografi e postuar në Facebook, nga  Imshiti.

Samet Imshiti para disa ditësh kishte postuar një foto në profilin e tij në Facebook duke u etiketuar kështu së bashku me Qëndrim Arifin, ku kishin dhënë edhe një mesazh për Qeverinë e vendit, e ku kishin shkruar se  se shpejti do ta vendosin edhe flamurin e këtij grupi mbi objektin e Qeverisë së Kosovës, kështu e dëshmon fotoja e vendosur nga ai dhe shoku i tij Qendrimi, transmeton Gazeta NewBorn.