Tiranë, ​tenton të përdhunojë motrën 48 ­vjeçare

  • 01 December 2015 - 23:43
Tiranë, ​tenton të përdhunojë motrën 48 ­vjeçare

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52­vjeçar, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e vet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, tek pallatet “1 Maji”.

Sipas policisë, shtetasi D.T, ka tentuar të përdhunojë motrën e tij 48­vjeçare.

Ka qenë kjo e fundit që ka lajmëruar policinë, e cila ka prangosur 52­vjeçarin, i cili tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Raportohet se ai ka qenë i dehur gjatë ngjarjes, por 52 vjeçari e ka mohuar akuzën. Ai jetonte me të motrën dhe të ëmën, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. Të dy janë ata janë beqare, ndërsa e motra ka thënë në polici se ai fillimisht e ka dhunuar fizikisht për shkak të ushqimit.