Deputeti rus kritikon diskriminimin e shtetasve turq në Rusi

  • 01 December 2015 - 23:52
Deputeti rus kritikon diskriminimin e shtetasve turq në Rusi

Deputeti i Dumës ruse, Dmitriy Gudkov, duke kritikuar shtypjet ndaj shtetasve turq që jetojnë në Rusi, ka deklaruar se: “Nazizmi a është duke rilindur në Ukrainë ose Rusi? Që të mos skuqet fytyra juaj më ndaluni dhe mendoni”.

Deputeti i Partisë së Drejtë Ruse, Gudkov, në deklaratën e tij të publikuar në mediat sociale, ka komentuar lajmet në lidhje me shtypjet të bëra në vend ndaj shtetasve turq që jetojnë në Rusi pas rrëzimit të avionit luftarak rus i cili e shkeli hapësirën ajrore ruse.

Gudkov i cili theksoi se është gabim i madh përzierja e qeverisjes së një shteti me popullsinë e saj, tha se: “Ato (shtetasit turq) nuk i marrin në Rusi. Duke i detyruar ato të presin dhjetëra orë në aeroporte, i kthejnë prapa. Tregomëni mua, a studentët turq e goditën avionin? Vallë ndërtuesit turq e vranë pilotin?”.