Ndalesa e Kerry-t, kundër ekstremizmit dhe degradimit

  • 02 December 2015 - 07:34
Ndalesa e Kerry-t, kundër ekstremizmit dhe degradimit

Sekretari amerikan i shtetit pritet të qëndrojë sot në Kosovë

SHBA-ja e shqetësuar për eskalimin e situatës 

"Unë mendoj që Kerry duhet dhe pritet t'ua bëjë me dije kosovarëve se duhet ta ndërtojnë një shtet me rend dhe ligj dhe të përkushtohet në ndalimin e ekstremeve fetare dhe ekstremeve politike", tha analisti Blerim Burjani 

Njohësit e rrethanave politike në vend konsiderojnë se me zhvillimet e fundit në Kosovë shteti ka rrëshqitur në gjendjen më të rëndë dhe më alarmante të funksionimit pas shpalljes së pavarësisë. Presioni ndërkombëtar, ndaj përgjegjësve për këtë degradim, duket i pashmangshëm. Si tërheqje e vërejtjes për klasën politike shihet vizita e së mërkurës e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Deputeti Adem Salihaj, nga partia në pushtet, LDK-ja, thotë se vizita e sekretarit amerikan vjen në një kohë trazirash dhe destabiliteti në Kosovë, në kuadër të një turneu që po bën në vende të ndryshme të Evropës dhe të Ballkanit. "Nuk është një vizitë e veçantë për Kosovën, që lidhet me rrethanat e krijuara këtu, mirëpo besoj që sekretari Kerry do ta shprehë në mënyrën e duhur qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe ai qëndrim nuk mund të jetë ndryshe nga ai që ka pasur Qeveria amerikane deri më tash, i shprehur përmes ambasadorit amerikan", tha Salihaj. Ai ka pohuar se për sa i përket përjashtimit të opozitës nga Kuvendi kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme, por nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)