NP-të, në duart e SHIK-ut

  • 02 December 2015 - 07:49
NP-të, në duart e SHIK-ut

Ndërmarrjet publike, strehë e punësimeve të pamerituara

Bordet dhe menaxhmentet joprofesionale dëmtuan kompanitë

Partitë në pushtet dhe veçmas shërbimi sekret i paligjshëm i PDK-së vërshuan me anëtarët e tyre besnikë, por të paaftë në ndërmarrjet publike, duke e ulur performancën e tyre në nivele alarmante

Dukuria negative e emërimit pa kritere të anëtarëve të ish-shërbimit sekret të PDK-së dhe militantëve në vendet udhëheqëse dhe në bordet drejtuese të ndërmarrjeve publike në Kosovën e pasluftës, duket se është shndërruar në një "sëmundje" partiake. Shumica e NP-ve në të dyja nivelet janë shndërruar në një strehë të partive dhe SHIK-ut. Analistët dhe deputetët thonë se ndërmarrjet publike zakonisht në postin e drejtorëve dhe bordeve janë të punë- suar persona, që kanë lidhje me partitë politike nga koalicionet e mëhershme dhe ato të tashmet. Ndërsa sa i përket numrit se cila parti prin në punësimin e militantëve të tyre, kjo varet nga periudha kohore se cila parti ka qenë apo është në pushtet. Hulumtimet e disa OJQ-ve kanë treguar se këto punësime po bëhen në proporcion me fuqinë politike që e ka partia në pushtet. Një hulumtim i Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese "Preportr" ka treguar se shtrirja e patronazhit politik është shumë prezente edhe në ndërmarrjet publike. Sipas këtij hulumtimi, janë verifikuar 84 zyrtarë me fuqi vendimmarrëse të punësuar nëpër ndërmarrje publike (qendrore dhe komunale), të cilët kanë lidhje direkte me partitë politike. Këta persona janë punësuar në periudhën 2010-2014. Në këtë shifër nuk janë të përfshirë punësimet me lidhje familjare, por vetëm ata zyrtarë që është vërtetuar me fakte se kanë lidhje zyrtare me partitë politike...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)