Lansohet revista juridike Opinio Juris

  • 02 December 2015 - 07:52
Lansohet revista juridike Opinio Juris

Instituti Gjyqësor i Kosovës, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të publikojë revistën juridike Opinio Juris. 

Kjo revistë juridike publikohet për herë të parë në këtë format ku u është dhënë mundësia gjyqtarëve, prokurorëve, profesorëve universitar si dhe profesionistëve të tjerë ligjor në Kosovë të trajtojnë çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me praktikën gjyqësore dhe juridike. 

Pritet që kjo revistë të zë një vend të çmueshëm në literaturën juridike si dhe në publikimet e IGJK-së.    

Të pranishmëve në këtë ceremoni do t’u drejtohen Besim Morina, U.D. Drejtor i IGJK-së, Znj. Virgjina Dumnica, udhëheqëse e departamentit të drejtësisë pranë UNDP-së, Fejzullah Hasani, anëtar i Këshillit të Redaksisë së revistës dhe Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit që financohet bujarisht nga qeveria e Holandës.