Idriz Seferi jetoi me dy plumba në kokë deri në vdekje

  • 26 January 2016 - 19:47
Idriz Seferi jetoi me dy plumba në kokë deri në vdekje

Ai i kishte 24 fëmijë, nga dy martesa, por 11 prej tyre i kishin vdekur

Në ditët e fundit të jetës, Idriz Seferi kishte deklaruar: “Nuk paska ma vështirë për burrin sesa me vdek në shtëpi”. “Shqipëria dhe shqiptari nuk shiten në pazar”, deklaronte Idriz Seferi

Pak kush mund ta ketë ditur se kryetrimi i Karadakut ka jetuar deri në vdekje me dy plumba në kokë dhe një në qafë, të cilët i ishte marrë luftërave për mbrojtje të trojeve shqiptare. Siç dihet, Gjilani, Presheva, Kumanova, Shkupi e Prishtina, në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare zënë një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm. Këto treva verilindore shqiptare ishin pjesë e lidhjeve organike të përpjekjeve e lëvizjeve për të drejta dhe pavarësi kombëtare, që në çdo kohë i shërbyen atdheut me figura patriotike, që lanë gjurmë të thella në historinë e shqiptarëve. Njëri ndër drejtuesit kryesor, që organizoi luftën e popullit shqiptar të këtyre viseve dhe më gjerë për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nga pushtuesit osmanë, serbë e bullgarë dhe që luftoi i paepur për bashkimin e tyre në një shtet kombëtar, ishte prijësi i njohur i Lëvizjes Kombëtare, organizatori i shquar i shtresave përparimtare shqiptare, strategu luftarak, Idriz Seferi. Që në fëmijëri, Idrizi u konfrontua me aktivitetin e çetave serbe në rajonin e Gjilanit, sepse nuk pajtohej me qëllimet e tyre. Nga martesa e parë e pati dymbëdhjetë fëmijë, por vetëm njëri i jetoi. Po kaq fëmijë lindi edhe nga martesa e dytë, 7 djem dhe 5 vajza. Më vonë, Idriz Seferi refuzoi edhe urdhrin e autoriteteve osmane për të shërbyer si nizam në kuadër të ushtrisë.

Image
Image

“Mos m`i prek këta dy shokë”

 Historiani Fitim Rifati thotë se Idriz Seferi luftoi kundër autoriteteve osmane e bandave serbo-bullgare, tërë jetën e tij. Në një betejë afër Preshevës, ndërmjet grupit të tij dhe një ekspedite osmane, Seferi mbeti i plagosur në kokë dhe atë plumb e mbajti në kokë deri në vdekje. Sipas informatave të mbledhura nga pinjollët e tij në Prishtinë, Idriz Seferi kishe mbajtur dy plumba në kokë dhe një plumb në qafë, deri në vdekje. Çdoherë kur i rregullonte flokët i thoshte berberit: “Këta dy shokë mos m’i prek!”, që nënkuptonte dy plumbat në kokë, ngase i shkaktonin dhembje nëse i ngacmoheshin. Për plumbin që e mbante në qafë, u thoshte nipave të tij: “Këtu e kam një çuran”. Gjykata perandorake, duke e vlerësuar si person të rrezikshëm, e dënoi me 101 vjet burg.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)  

 

Image