Ish-zyrtarët e NASA-s nxjerrin në shesh sekretin më të madh të Qeverisë amerikane

  • 21 May 2015 - 18:49
Ish-zyrtarët e NASA-s nxjerrin në shesh sekretin më të madh të Qeverisë amerikane

Dy ish-zyrtarë të NASA-s, të cilët para pak kohe janë përjashtuar nga puna në këtë agjenci, e kanë publikuar sekretin më të madh të Qeverisë amerikane, të mbajtur larg syve dhe veshëve të publikut për dyzet vjet. Këta ish-zyrtarë të NASA-s kanë deklaruar se në Hënë ka gërmadha të ndërtimeve, të cilat i kishin gjetur astronautët kur kishin shkuar atje për herë të parë. Hëna gjithmonë ka qenë objekt i polemikave dhe teorive të konspiracionit. Të gjithë ne jemi pyetur pse amerikanët, pasi që shkuan njëherë në Hënë, nuk e bënë më një gjë të tillë, përkundër planeve në lidhje me këtë.

Ken Johnston, ish-menaxher i një departamenti në NASA dhe Richard Hoagland, ish-këshilltar në NASA, e kanë publikuar këtë sekret në një konferencë të mbajtur në Uashington. Që të dy ata ishin të përfshirë në misionet “Apollo”.

(Kosova Sot)