Astrit Haraqija: Behgjet Pacolli le të tregon për vrasjen e Jusuf Gërvallës

  • 04 February 2016 - 14:11
Astrit Haraqija: Behgjet Pacolli le të tregon për vrasjen e Jusuf Gërvallës

Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave të Behgjet Pacollit lidhur me problemin e privatizimit të Hotelit Grand.

Pacolli mbrëmë akuzoi Haraqinë për 3.6 milionë euro “haraç” lidhur me Grandin, derisa sot Haraqija përmes një postimi në Facebook i ka hedhur poshtë këto akuza.

“Po masi po flasim për hetime e implikime në krime, po du me pyet Behgjet Pacollin, qysh ja shpjegon shqiptarëve e familjarëve që vetura e regjistruar me emër të Behgjet Pacollit, me të cilën është kry krimi ndaj Jusuf Gërvallës me shokë, mbahet si dëshmi në Policinë e Gjermanisë?”, ka shkruar Haraqija.

Postimi i plotë i Haraqisë në Facebook:

E pashe qe mu paska laku emri prap lidhur me problemin e Grandit.
Pra, per akuzat e Behgjet Pacollit ka pase hetime edhe jom shfajsu prej Prokurorise , por qe ka prova shtese mund te hapen prap hetimet .
O Plaki M.....
Me sa di une ke nje padi që tre vjet ne gjykatë dhe po pres vendimin e drejtesis qe gjithqka ka qene shpifje!
Une kam durim.
Po masi po flasim per hetime e implikime ne krime, po du me pyte Behgjet Pacollin, qysh ja spjegon shqiptarve e familjarve qe vetura e regjistruar me emer te Behgjet Pacollit, me te cilen eshte kry krimi ndaj Jusuf Gervalles me shoke, mbahet si deshmi ne Policine e Gjermanise?

(Kosova Sot)