Sherr për një vajzë,15 vjeçari plagos me thikë adoleshentin shqiptar

  • 05 February 2016 - 20:49
Sherr për një vajzë,15 vjeçari plagos me thikë adoleshentin shqiptar

Një adoleshent shqiptar është sulmuar nga një grup të rinjsh në Itali, duke përfunduar i plagosur rëndë pasi njëri prej tyre e ka goditur me thikë.

Motivi i këtij sherri mendohet sipas policisë, të jetë një vajzë. Shqiptari ishte lidhur me vajzën, që sapo kishte përfunduar një lidhje me një djalë ekuadorian.

Ky i fundit, për tu hakmarrë, mblodhi miqtë e tij dhe sulmuan shqiptarin.

Ishte një italian 15­ vjeçar ai që e ka goditur me thikë adoleshentin, i cili  u dërgua menjëherë në  Spitalin e Xhenoas.

Ai ndodhet  në gjendje kritike për jetën.