Pushtetet e humbën pavarësinë, Kushtetuta u shkel

  • 05 February 2016 - 07:37
Pushtetet e humbën pavarësinë, Kushtetuta u shkel

Parimi i ndarjes së pushteteve, i pazbatueshëm në Kosovë

Qeveria ushtron ndikim dhe kontroll ndaj Kuvendit dhe drejtësisë

"Me Kushtetutë pushtetet janë të ndara dhe pushteti gjyqësor, prokurorial janë të pavarur. Por, në praktikë ndodh që kurdo që është i prekur dikush me kompetencat e Prokurorisë apo gjyqësorit gjendet një mënyrë për të ndikuar", shprehet avokati Azem Vllasi

Për të parandaluar një degë të pushtetit që të jetë supreme mbi të tjerat, gjithashtu edhe për t'i detyruar ato që të bashkëpunojnë mes vete, duhet zbatuar ''ndarjen e pushteteve'', apo i njohur si ''Check and Balance system'', i cili mundëson ndarjen e fuqive në vendimmarrje ndërmjet pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe atij gjyqësor të një shteti. Ky sistem mundëson rregullimin e tillë, i cili bën që një pushtet të kushtëzojë apo të limitojë fuqinë e tjetrit, në mënyrë që të krijohet një sistem demokratik dhe fuqia të mos bjerë si monopol vetëm mbi një degë të pushtetit në shtet. Kështu, që nga filozofët më të lashtë e deri më sot ndarja e pushteteve shihet si një nga elementet kyçe të demokracisë dhe të jetës plurale, sepse ndarje e përgjegjë- sive do të thotë ndarje e pushtetit. Por, në këtë mes të gjithë pjesëmarrësit mbeten të lidhur me parimet themelore të Kushtetutës dhe duhet t'u përmbahen rregullave që parashikon ajo. Pra, të gjithë duhet t'i nënshtrohen edhe kontrollit të përhershëm të organeve të tjera. Në këtë mënyrë, ndikimi i shtetit, në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundërpeshave që tri pushtetet kanë mes vete. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e një shteti kushtetues, i cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur dhe drejtësia e mirëfilltë. Shteti i Kosovës pati një lloj sfide më të madhe në sigurimin e kësaj praktike, sepse mbi të gjitha Kosova është vend i vogël dhe rrjedhimisht njerëzit njihen më shumë mes vete si dhe gëzojnë një solidaritet mjaft të theksuar mes tyre... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)