Krasniqi: Gjuha e Mustafës është gjuhë e nepërkës
Pushteti dhe opozita kanë vazhduar përplasjet për krizën politike dhe gjuhën që përdorin në raport me njëra-tjetrën.
Jakup Krasniqi i Nismës për Kosovën, ka thënë se është i alarmuar me gjuhën që kanë përdorur sot gjatë ditës kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi.
“Më duhet të them se është gjuhë e nepërkës kjo e Mustafës. Ai duhet të ndryshojë komunikimin në raport me opozitën dhe publikun. Duket se nuk ka këshilltarë të duhur afër tij. Kjo gjuhë nuk i kontribuon situatës “, ka thënë Krasniqi në një intervistë në Interaktiv në KTV.
Ai tha se opozita do të protestojë fuqishëm më 17 shkurt për të kërkuar largimin e qeverisë së Mustafës.