Arrestohet tregtari, ktheu banesën në dyqan vere dhe rakie

  • 06 February 2016 - 00:07
Arrestohet tregtari, ktheu banesën në dyqan vere dhe rakie

Një 45 vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë për ushtrim aktiviteti të paliçensuar të pijeve alkoolike.

Astrit Kalushi kishte përshtatur ambientet e katit të parë të banesës së tij për ushtrim aktiviteti të paliçensuar të prodhimit të pijeve alkoolike, verë dhe raki.

Ndalimi i tij u bë nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së informalitetit pas një hetimi dy mujor.