Haradinaj mund t’i thotë ‘Po’ ftesës së presidentes, aty është edhe Delawie

  • 06 February 2016 - 00:07
Haradinaj mund t’i thotë ‘Po’ ftesës së presidentes, aty është edhe Delawie

Ftesa për takim të përbashkët me subjektet politike parlamentare, e Presidentes Atifete Jahjaga, po shqyrtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën i kanë dhënë përgjigje negative.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së ka konfirmuar se subjekti që ai përfaqëson po e shqyrton ftesën dhe do të japë një përgjigje të shtunën (nesër).

Por, Top channel mëson nga burime brenda AAK-së se kreu Ramush Haradinaj po shqyrton edhe mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj kësaj ftese.

Top Channel ka mësuar gjithashtu nga burime brenda Presidencës se, në tryezën e ftuar nga Jahjaga do të jenë të pranishëm, në cilësinë e vëzhguesve, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.