Ministrja Bajrami, rrugës së Kusari-Lilës

  • 06 February 2016 - 08:02
Ministrja Bajrami, rrugës së Kusari-Lilës

Prokurorisë i kërkohet të hetojë skandalet

Sektori i naftës, i mbushur me afera e dallavere

Naftëtarët, ekspertët dhe shoqëria civile kërkojnë të hiqen monopolet në sektorin e kontrollit të derivateve të naftës, por kjo gjë nuk është duke ndodhur

Në vlerësimet e ekspertëve, përfaqësuesve të Shoqatës së Naftëtarëve dhe të shoqërisë civile, kërkohet nga Prokuroria e Shtetit që të hetohet sektori i kontrollit të naftës në kuadër të MTI-së, sepse për këtë fushë ekziston vetëm një laborator i licencuar dhe si i tillë ka krijuar monopol, ndërsa cilësia e derivateve që po futen brenda tregut kosovar është shumë e dobët. Për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, çështja se a duhet të hetohet sektori i kontrollit të naftës as që duhet të diskutohet se edhe në këtë fushë është bërë monopol i tregut."Për fat të keq, është edhe ministrja aktuale e MTI-së, Hykmete Bajrami, që me qeverisjen e vet njëvjeçare po shkon të njëjtës rrugë të gabuar, të cilën asaj ia pati trasuar ish-ministrja Mimoza KusariLila", ka thënë ai.

Cilësia skandaloze

Ambientalisti Daut Maloku është i mendimit se cilësia e derivateve të naftës që futet në tregun kosovar nuk ka fije dyshimi se është më e dobëta në rajon."Së këndejmi kjo është e mjaftueshme që me këtë çështje të merret Prokuroria e Shtetit, sepse cilësia e derivateve të naftës që është më e dobëta e bën vendin tonë që makinat e të gjitha llojeve që frekuentojnë rrugëve të Kosovës të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit ku jetojmë ", tha ai. Edhe në përgjigjen e dhënë me shkrim nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thuhet se shumë kërkesa të kësaj shoqate që nga themelimi e deri më sot, përfshirë edhe stafin e tashëm drejtues të shoqatës, që disa herë kanë kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të merren me hetimin e këtyre çështjeve, por kërkesat e shoqatës thuhet se kanë hasur në vesh të shurdhër. Sipas zyrtarëve të kësaj shoqate, thuhet se është e ditur se në Kosovë vetëm 3 për qind e derivateve të naftës që futet në vend kontrollohet, ndërsa pjesa tjetër e derivateve nuk kontrollohet fare... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)