Qindra refugjatë shqiptarë ikin nga Gjermania, për t`i shpëtuar dënimit!

  • 06 February 2016 - 08:44
Qindra refugjatë shqiptarë ikin nga Gjermania, për t`i shpëtuar dënimit!

Janë gjithnjë më të shumtë në numër refugjatët që ia kthejnë shpinën Gjermanisë, ende pa i dëbuar ajo në vendet e prejardhjes. Por, nëse deri pak kohë më parë kanë qenë irakianët ata që iknin dhe këtë e bënin për shkak të zhgënjimit me Gjermaninë, së fundi ky trend i prek më së shumti shqiptarët.

Siç shkruan revista «Der Spiegel» në numrin e saj më të ri, ballkanasit dhe në rend të parë shqiptarët, po e braktisin çdo ditë e më shumë Gjermaninë, përmes aeroportit të Frankfurtit.

Brenda ditës janë deri në 100 persona që e bëjnë këtë, duke fluturuar nga Frankfurti, transmeton albinfo.ch. Dhe, siç e konstaton revista, shkak për këtë ikje është frika nga ndalesa për të ardhur në Gjermani, e cila u shqiptohet të gjihë atyre që Gjermania i dëbon (riatdheson) dhunshëm.

Ka disa muaj që Qeveria Federale ka intensifikuar aksionet e riatdhesimit te refugjatüeve drejt Shqipërisë. Ndërkohë po punohet edhe në ashpërsimin e mëtejmë të ligjit mbi azilin.

(Kosova Sot)