Lenjani: NATO ta korrigjojë gabimin, xhandarmëria ishte brenda në Kosovë

  • 06 February 2016 - 09:30
Lenjani: NATO ta korrigjojë gabimin, xhandarmëria ishte brenda në Kosovë

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë vazhdon të jetë bindës se xhandarmëria serbe po patrullon në territor të Kosovës. Atë aspak nuk e ka shqetësuar deklarata e komandantit të KFOR-it në Kosovë.

"Për mua shqetësuese është heshtja e institucioneve kosovare. Ne i besojmë NATO-së e KFOR-it, por i besojmë edhe syve tanë dhe dëshmive e fakteve tona. NATO duhet ta korrigjojë gabimin e saj, kur i besoj hartave serbe në Kumanovë", u shprehLenjani.

Selver Lenjani nuk e ka ndërmend të zbrazet nga deklaratat e tij se xhandarmëria serbe po hynë në brendi të territorit të Kosovës. Madje atë fare se ka shqetësuar deklarata e Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Guglielmo Luigji Miglietta sipas të cilit vetura e xhandarmërisë serbe ishte në brendi të territorit serb e jo në Kosovë.

Lenjani ka një argument shumë bindës për këtë fakt.

”Nëse vetura e xhandarmërisë serbe do të ishte në territor serb, pse atëherë ata nuk na arrestuan kur ne i fotografuam. Ata madje kanë vozitur më shpejt vetëm për tu mos u ndeshur me ne. Xhandarmëria serbe e dinë saktë se ndodhet në territor të huaj, por mashtrimi i tyre me harta të falsifikuara dhe marrëveshja e Kumanovës e bëri këtë pështjellim” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se janë 3200 banorë të Karaqevës që vështirë të binden ndonjëherë se kjo pjesë është e Serbisë. “Çdo familje në Karaqevë e dinë saktë se aj territor është i Kosovës. Ne i besojmë NATO-së, dhe KFOR-it, por këto dy mekanizma duhet urgjentisht ta përmirësojnë dhe korrigjojnë gabimin tyre. Ne nuk kemi dashur që vet ta marrim situatën në dorë sepse u kemi besuar mekanizmave të sigurisë. Zhgënjyese e tepër dëshpëruese është qëndrimi inferior dhe tejet pasiv i institucioneve të Kosovës”.

Lenjani mendon se Karaqeva është “bombë” e cila mund të shpërthejë nëse nuk vendoset kufiri në vijat kadastrale origjinale.

“Unë i kam shkruar edhe NATO-së, edhe Samuel Zhbogarit dhe pothuajse asnjë zyrtar ndërkombëtar nuk ka dhënë ndonjë përgjigje strikte rreth vijës kufitare. Gjithçka që duhet të bëjë shteti i Kosovës janë shfrytëzimi i takimeve në Bruksel dhe ngulja këmbë e tyre për të negociuar në Bruksel kontestin kufitar. Kjo fatkeqësisht asnjëherë nuk ka ndodhur nga ana e delegacionit shqiptarë, edhe pse faktet janë në anën e tyre” thotë Lenjani për rajonipress.

Lenjani tha se xhipi i xhandarmerisë serbe i kapur nga banorët ka alarmuar maksimalisht KFOR-in dhe nuk po gjejnë asnjë argument për ta demantuar. “Jemi shumë syqel dhe do e sensibilizojmë këtë problem në çdo minutë” tha Lenjani.

(Kosova Sot)