Nga tërmeti në Tajavan, 7 viktima dhe mijëra të pastrehë (Foto)

  • 06 February 2016 - 09:33
Nga tërmeti në Tajavan, 7 viktima dhe mijëra të pastrehë (Foto)

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur sot Tajvanin, duke lënë të vdekur shtatë persona. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 04:00 në qytetin Tainan, ku jetojnë mbi 2 milion banorë. Një ndërtesë 17-katëshe është shembur si pasojë e lëkundjeve, bën të ditur BBC-ja. Të paktën 300 persona kanë mbetur të plagosur.

Presidenti i vendit, Ma Ying-jeou është shprehur se do të bëhet e pamundura për të shpëtuar ata që kanë mbetur nën rrënoja. Në pika të ndryshme të qytetit po ngrihen strehime provizore për personat që kanë mbetur pa shtëpi.

Mes viktimave bëhet e ditur se është një foshnjë, një vajzë e vogël dhe një burrë i moshës së mesme. Autoritetet thonë se me kalimin e orëve, bilanci i viktimave mund të rritet. 

(Kosova Sot)