Nis takimi i kryeministrit me veteranët

  • 06 February 2016 - 09:52
Nis takimi i kryeministrit me veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në këto momente ka filluar takimin me përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve.

Në takim po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, raporton KP.

Ditë më para Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Veteranëve, organizoi një protestë, ku u tha se Qeveria ka një muaj kohë që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, siç ishin formimi i një këshill që do të bënte përcaktimin e shkallës së invaliditetit, shqyrtimi i ankesave të tyre dhe publikimi sa më shpejtë, dhe heqja nga lista e veteranëve e të gjithë atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së.

(Kosova Sot)