Mustafa të hënën te Presidentja, ftesë edhe për Opozitën

  • 06 February 2016 - 12:23
Mustafa të hënën te Presidentja, ftesë edhe për Opozitën

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dialogun me opozitën të ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.

Ai pas takimit me veteranët e UÇK-së, ka thënë se takimi pritet të mbahet më 9 shkurt, me lehtësimin e të parës së shtetit.

Mustafa ka thënë se çështjet duhet të zgjidhen me dialog dhe nuk ka asnjë arsye që të mos jetë në takim.

Ndërsa, zëvendësi i tij i tij, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu është e vetjma zgjidhje për dalje nga kriza politike.

(Kosova Sot)