Milionat e partive në "terr"

  • 06 February 2016 - 08:06
Milionat e partive në

Transparenca politike zero, ngrihen dyshime të forta

Tre vjet nuk ka pasur auditim të financave në subjektet kosovare

Juristë të pavarur vlerësojnë se Kuvendi qëllimisht e ka zvarritur këtë çështje, në mënyrë që të mos zbardhen skandalet financiare të partive që janë sot në pushtet

Zotimi i partive politike për transparencë dhe qeverisje të mirë, që bëhet gjatë fushatave zgjedhore, në demokracinë e brishtë kosovare po mbetet vetëm një mashtrim elektoral, i cili harrohet posa të përfundohen zgjedhjet dhe subjektet politike, kryesisht ato të pozitës, të rehatohen në pushtet. Mungesa e transparencës financiare dhe llogaridhënia para qytetarëve, te shumica e partive politike, veçanërisht atyre që po qeverisin me shtetin në koalicionin aktual, vazhdon të mbetet njollë e zezë edhe tash e tre vjet rresht edhe në Raportet e progresit, për faktin se raportet e tyre financiare akoma nuk janë audituar dhe publikuar nga ana e KQZ-së si raporte të verifikuara dhe analizuara për mënyrën e shpenzimit të financave të tyre, qofshin ato mjete të dhuruara nga donatorët në fushata zgjedhore, apo mjete financiare që u takojnë nga buxheti i shtetitFondi për demokratizim. Kjo fshehje e të dhënave të shpenzimeve të buxhetit nga qytetari, zvarritja e auditimit të financave të tyre nga auditorët që duhet të përzgjidhen nga Kuvendi i Kosovës, nga ekspertët e fushës së ligjit, dyshohet se ka të bëjë me tendencën dhe qëllimin për të fshehur mjeshtërisht pastrimin e parave të pista, që bëhet përmes partive politike nga rrjetet e ndryshme kriminale, që financojnë grupe të caktuara të interesit në politikë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)