PDK-ja, partia e kryetarëve shpërdorues

  • 06 February 2016 - 08:13
PDK-ja, partia e kryetarëve shpërdorues

Abuzimi me pushtetin dhe spektaklet e Prokurorisë

Ka pak gjasa se do të përfillet ligji edhe në rastin e kryetarit të Klinës 

Kryetari Sokol Bashota nuk është i vetmi, i cili ka probleme me drejtësinë. Xhabir Zharku, Ramadan Muja, Sami Lushtaku, Nexhat Demaku janë disa nga kryetarët e tjerë të PDK-së, të cilët patën dhe kanë probleme me ligjin dhe kryen shkelje të ndryshme, u dënuan për shpërdorim pozite dhe krime

Sokol Bashota, kryetar i Komunës së Klinës, së bashku me katër zyrtarë të tjerë, duke përfshirë këtu menaxherin e prokurimit në këtë Komunë, Abaz Foniqi, shefin e personelit, Xhavit Dauti, si dhe shoferin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, po ashtu dhe për konflikt interesi. Prokuroria e Shtetit e bëri këtë të ditur për medie përmes një komunikate për shtyp, duke treguar se me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të asaj Komune, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit" në kundërshtim me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale "Konflikti i interesit", nga neni 424, paragrafi 2, të KPRK-së, lidhur me Raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Klinës, për vitin 2014, botuar në qershor të vitit 2015, i cili ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike. Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga prokurori i shtetit thuhet se këto bastisje janë duke u zhvilluar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës - Departamenti Special Antikorrupsion në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për t'u intervistuar'... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)