Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

  • 06 February 2016 - 14:48
Ambasadori amerikan merr pjesë në takimet tek Presidentja

Ambasadori i SHBA’së, Greg Delawie do të marrë pjesë në takimin e së hënës të thirrur nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Express se përpos ambasadorit amerikan në takim do të jetë edhe përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar. Të dy zyrtarët ndërkombëtarë marrin pjesën në takime në cilësinë e vëzhguesve.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thirr në takim udhëheqësit e partive kryesore politike për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Jahjaga e ka caktuar takimin për në orën 9 të datës 8 shkurt.

Partitë opozitare po vazhdojnë të kundërshtojnë Qeverinë dhe janë duke mos lejuar as mbajtjen e seancave të Kuvendit të Kosovës. 

(Kosova Sot)