Qeriqi nuk është optimist se Qeveria do të përmushë kërkesat e veteranëve

  • 06 February 2016 - 15:21
Qeriqi nuk është optimist se Qeveria do të përmushë kërkesat e veteranëve

Frytdhënës dhe konstruktiv u quajt sot takimi mes përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta dhe Qeverisë së Kosovës. Por ndryshe e sheh kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së takimin e sotëm, Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi pas takimit tha se nuk është i bindur nëse kërkesat e tyre do të realizohen. Në të kundërtën ai thotë se protestat janë të pashmangshme.

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me zëvendësin e tij, Hashim Thaçin dhe ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi të cilët takuan përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, si dhe përfaqësuesit e shoqatës së invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, thanë se treguan përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’iu zgjidhur hallet që kanë këta të fundit.

Mustafa tha në konferencë për media se Qeveria ka bërë përpjekje që të sigurojë fondet për të përballuar pensionet për veteranët.

“Ne si qeveri kemi bërë përpjekje që të sigurojmë fondet për të përballuar pensionet për veteranët. Natyrisht se numri i veteranëve është i tillë që ne duhet të mundohemi që të plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre sipas vendimeve të cilat janë marr, të plotësojmë edhe në pikëpamje kohore dhe të kujdesemi edhe për invalid të luftës të UÇK-së dhe të gjitha këto do t’i koordinojmë bashkërisht në një proces të punës të përbashkët drejtpërdrejt me qeverinë ose me ministritë përkatëse”, tha Mustafa.

Përfaqësuesi i familjeve të veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezi, tha se takimi me Qeverinë ishte konstruktiv dhe se do presin veprimet e Qeverisë.

“Çështja e pagesës së veteranëve që ka ankesa nga tereni dhe veteranët e luftës, dhe besoni që jemi dakorduar që prej kohës kur kanë aplikuar veteranët e luftës Qeveria e Kosovës obligohet që t’i bëjnë pagesat për veteranët e luftës. Pastaj për aktet nënligjore që nxjerrën udhëzimet administrative nga çdo ministri, të cilën ligji e obligon me u marr me një çështje. Takimi ka qenë konstruktiv mendojë që do të jetë frytdhënës dhe kemi gjet mirëkuptimin”, tha Elezi.

Derisa Elezi mendon se ky takim ishte frytdhënës, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, për KP tha se në takim me kryeministrin dhe përfaqësues tjerw të Qeverisë kanë shfaqur problemet e veteranëve të luftës dhe shqetësimet për padrejtësitw që iu janë bërë atyre.

Por për këtë ai tha se janë dakorduar me kryeministrin që deri në fund të muajit të përfundojnë dhe nëse ata nuk reflektojnë, protestat nuk janë të pashmangshme.

Qeriqi megjithatë tha se nuk është i bindu r nëse kresat e tyre do të realizohet.

“Kemi biseduar për problemet e veteranëve të luftës, për ligjin për këto kategori, kështu që i kemi shfaqur ato shqetësime tona rreth padrejtësive që iu janë bërë veteranëve të luftës, rreth protestës dhe në njëfarë forme ja kemi shfaqur kërkesat tona kryeministrit. Ata i kanë pranuar kërkesat tona, kanë mbetur të shohim në ditët në vazhdim se a do të aplikojnë këtë... Gjithë këto kërkesa jemi dakorduar që deri në fund të muajit të përfundojnë... Ne po presim që të reflektojë dhe nuk mund të them se jemi të bindur që këto kresa do të realizohen. Është premtim i tyre. Në rast se nuk ndodhin unë iu kam thënë në takim se protestat janë të pashmangshme”, tha Qeriqi.

Pesë ishin kërkesat e Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ajo për invalidët e luftës që kanë dalë nga komisioni, për të cilën kërkuan që të merret një vendim për të aplikuar invalidët e luftës në departamentin për familjet e dëshmorëve dhe të iu caktohet shkalla e invaliditetit për këto kategori. Madje kërkesa e dytë ishte për veteranët e luftës të cilët nuk po i gëzojnë pensionet retroaktive që ju takojnë nga një tetori i vitit të kaluar, e që për këtë janë dakorduar që këto pensione veteranët do të i gëzojnë.

Shqetësim tjetër ka qenë një pjesë e veteranëve kanë aplikuar e të cilët edhe pse kanë aplikuar në kohë ende nuk i gëzojnë pensionet e tyre.

Gjithashtu Qeriqi në këtë takim u diskutua rreth komisionit për verifikimin e statusit të veteranit të luftës ku ëshët kërkaur nag kryeministri dhe të tjerët që ky komision ta përmbyll punën e tyr ku sipas tij ky komision nuk ka arsye më të zgjasë, sepse ka kaluar një kohë e gjatë. Dhe në fund ëshët diskutar edhe për parregullsit që kanë ndodhur në komision.

(Kosova Sot)