Basha: Krimi i lidhur me Ramën e Tahirin

  • 06 February 2016 - 16:03
Basha: Krimi i lidhur me Ramën e Tahirin

Kreu i PD ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit për situatën e rendit në Shqipëri. Sipas Bashës, krimi në Shqipëri është unik, pasi është i lidhur me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

"Thirrja ne ndihme e ngjarjeve ne Gjermani per te justifikuar krimet e tmerrshme ne Shqiperi, eshte perversitet i skajshem. 

Krimi ne vendin tone eshte unik, i pakrahasueshem, sepse kryeministri e ministri i brendshem jane kerthize lidhur me bandat, me Shullazet me Habilajt me hakmarrjen per drejtesi. 

Partia Demokratike per asnje rast nuk fajeson policine, burrat dhe grate me integritet qe gjenden ne detyre, dhe as nuk pretendojme ne nje shoqeri idilike pa konflikte e tension. 

Ajo çfare duam eshte te ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobevenies, grabitjeve dhe i pasigurise, qe eshte lidhja e krimit me qeverine. 

Nuk ka fatkeqesi me te madhe per nje vend se kur kryeministri dhe ministri i brendshem, bashkeqeverisin me banda kriminale". 

(Kosova Sot)