Pushtetet e korruptuara rrënuan ekonominë

  • 06 February 2016 - 17:05
Pushtetet e korruptuara rrënuan ekonominë

Degradimi i shtetit

Qeveria aktuale, në rrugë të pakrye 

Analistët thonë se mungesa e strategjisë konkrete dhe vizionit zhvillimor ka bërë që Kosova të jetë një vend pa perspektivë për qytetarët e saj

Gjendja shumë e rëndë, në të cilën ka ardhur ekonomia e Kosovës, po shkakton kritika të ashpra në drejtim të Qeverisë. Deputeti opozitar Enver Hoti thotë se kjo situatë e papërballueshme për qytetarët dhe ekonominë tonë ka ardhur pasi mungoi një strategji e mirëfilltë ekonomike për zhvillimin e vendit tonë. Ai kritikon edhe mënyrën e privatizimit. Hoti tha se pas privatizimit të shumë NP-ve dhe NSH-ve pa vendin e tyre të punës kanë ngelur më shumë se 170 mijë ish-të punësuar, ndërkohë që i tërë procesi i privatizimit ka inkasuar afro 700 milionë euro. Si shembull të mirë se si duhej bërë privatizimin deputeti Hoti e mori Serbinë, ku vetëm Fabrika e Duhanit në qytetin e Nishit është privatizuar nga kompania amerikane "Marllboro", për shumën mbi 600 milionë euro. Sipas Hotit, pasojat e kësaj ngecjeje ekonomike, të shkaktuar nga qeveritë e korruptuara po i vuajnë më së shumti qytetarët.

Nuk ka ekonomi pa stabilitet politik 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga përbërja e kaluar, Myzejene Selmani, është e mendimit se ekonomia kosovare për momentin është e ngulfatur dhe duke vendnumëruar. "Është e vërtetë që Kosova ka mundur të rangohet ndër vendet më të avancuara në aspektin ekonomik në rajon, por që nuk ka pasur një koordinim të duhur në momentin e duhur, pasi që shumë shanse janë lëshuar", ka thënë ajo... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)