Pesë skiatorë çekë të vdekur pas ortekut fatal në Austri

  • 06 February 2016 - 17:22
Pesë skiatorë çekë të vdekur pas ortekut fatal në Austri

Pesë skiatorë nga Republika Çeke kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet austriake të ndodhur sot.

Ndërkohë, sipas Policisë, edhe 12 persona të tjerë janë përfshirë nga orteku, për fatin e të cilëve nuk dihet ende, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Policia nuk dha detaje më shumë rreth personave të tjerë që tani konsiderohen të zhdukur.

Raportohet se orteku fatal ka përfshirë skiatorët rreth mesditës në një luginë në Innsbruck-un jugor në perëndim të Austrisë. 

(Kosova Sot)